Kukan: Zgjerimi i BE? Pas Kroacisë radha e Malit të Zi

Si kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, dhe si anëtar i Komitetit të Politikës së Jashtme, Eduard Kukan është një zë i spikatur kur vjen puna për çështjet e Ballkanit Perëndimor. Në kontekstin e zhvillimeve të fundit pozitive sa i përket Kroacisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat kanë konsenkuenca për vendet e fqinjë, kjo intervistë ekskluzive me kryetarin Kukan nga Balkananalysis.com, jep një pamje të qartë të procesit të zgjerimit dhe trendit në rajon. Kukan tregon se vendi i parë i cili mund të anëtarësohet pas Kroacisë është Mali i Zi, por edhe për këtë do të duhen gati 7-8 vjet. Shqipëria? Për Eduard Kukan, vendi sapo ka dalë nga një ngërç i gjatë, edhe pse Komisioni Evropian është duke punuar fort në Tiranë.

Maria-Antoaneta Neag: Që kur Komisioni dhe Këshilli bënë rekomandime pozitive sa i përket disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të thuhet se koha e lodhjes nga zgjerimi ka përfunduar? Pasi Kroacia të bëhet anëtar i BE vitin tjetër, sa kohë do të duhet të kalojë derisa vendi i ardhshëm të përfshihet në Union? Ju vini bast për një vend të këtij rajoni apo për Islandën? Çfarë kohe duhet të përdorim ne deri në zgjerimin tjetër?


Personalisht, jam shumë i lumtur që ka një lëvizje pozitive sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor për cështjen e integrimit evropian. Mendoj se këto vende që morën përgjigje pozitive nga Këshilli në Dhjetor 2011, duke përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi, meritojnë që ky vendim, dhe unë besoj se do të ndodhë në qershor 2012, Mali i Zi do të fillojë negociatat e anëtarësimit. Po ashtu, ishte e ndershme që institucionet e BE të njihnin progresin të cilat kanë bërë vendet me objektivitet, unë mendoj se malazezët kanë përmbushur cdo gjë që u është kërkuar dhe sot nuk ka asnjë bazë për ndonjë shtyrje të mëtejshme të fillimit të negociatave formale. Gjërat po ecin mirë; e njëjta gjë edhe për Serbinë, por në rastin e saj është pak më e komplikuar për shkak të zhvillimeve politike të brendshme; zgjedhjet, dhe gjithë ngjarjet që do të ndodhin, Kosova, etj. Mali i Zi nuk ka këto probleme, që do të thotë se mund të ecë më shpejt përpara. Edhe Bosnje Hercegovina kohët e fundit ka bërë disa hapa të mirë, edhe pse është prapa vendeve të Ballkanit Perënddimor.
Sa i përket afateve dhe cili vend do të bashkohet me BE, mendoj se do të jetë Islanda; kjo do të ndodhë vetëm nëse ata insistojnë që të jenë anëtarë të BE, sepse unë e njoh atë të drejtë, dhe sondazhet tregojnë që mënyra e të menduarit të qytetarëve po ndryshon. Duhet të jetë gjithashtu në interesin e tyre të bëhen anëtarë të BE dhe duke parë natyrën e këtij vendi, shoqërinë etj, është normale të presësh që negociatat e anëtarësimit të marrin më pak kohë sesa në vendet e Ballkanit.
Duke u kthyer në Ballkan, mendoj se vendi i ardhshëm i rajonit që do të bashkohet me BE do të jetë Mali i Zi.

– Sa optimist jeni ju përsa i përket të ardhmes së BE?


Jam shumë optimist. Kur flas me kolegë të Ballkanit Perëndimor u them gjithmonë atyre se koha është e rëndësishme, por nuk është gjëja më e rëndësishme. Eshtë më mirë që të jenë gati për anëtarësim, të jenë anëtarë me të drejta të plota, që do të thotë të mos kthehen në problem për partnerët e tyre dhe për BE kur të jenë anëtarë.
Realisht, do të duhen edhe 7-8 vite të tjera deri në zgjerimin e ardhshëm. Eshtë e rëndësishme që pas anëtarësimit të Kroacisë, të mbahet trendi i zgjerimit. Eshtë në interesin e BE, ashtu sikurse edhe për institcuionet dhe të gjithë ata njerëz të dhënë pas zgjerimit që do të ndjekin dicka dhe nuk do të kthehen pas. Ja përse ne duhet të nisim negociatat e anëtarësimit gjithashtu për Malin e Zi, ashtu sikurse është planifikuar.

– A do të mbijetojë BE deri sa të bëhet anëtarësimi i plotë i Ballkanit Perëndimor?


– Mendoj se po, ashtu sikurse tregohet edhe në zhvillimet pozitive në Ballkanin Perëndimor. Nuk mund të them se ka përfunduar lodhja nga zgjerimi, edhe pse nuk kam besuar ndonjëherë se ekziston një gjë e tillë. Unë mendoj se ky problem është ekzagjeruar nga shumë kolegë. BE po përballet me një situatë shumë të vështirë, por në 7-8 vjet, të gjitha këto vështirësi do të zgjidhen dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë. Duke dhënë këtë kohë, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor së bashku nuk do të rrezikojë funksionimin e BE.

– Kosova fitoi shumë pas raundit të fundit të negociatave me Serbinë, ndërmjet gjërave të tjera, pavarësisht faktit që disa vende të BE nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, është tashme e gatshme të prezantojë veten në takime diplomatike të vendeve të Ballkanit dhe të ketë një emër që përmban një shënim me yll (Kosova*) që kalon te referenca e rezolutës 1244 të Këshillit të sigurimit të 1999 (sikurse ka kërkuar Serbia) dhe të një vendimi të Gjykatës ndërkombëtare të 2010 (sic ka kërkuar Kosova). A mundet që ky precedent të jetë një opsion për të zgjudhur edhe çështjen e Maqedonisë?
– Kosova është një çështje tërësisht e ndryshme. Maqedonia është një çështje e ndryshme. Unë jam i lumtur që kjo marrëveshje u arrit mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mendoj se dy situatat duhet të krahasohen sepse duke bërë kështu, do të ishte shumë artificiale. Megjithatë, disa inspirime mund të gjenden në zgjidhjen e cështjes së kosovës, krahasuar me Maqedoninë.

– Në këtë kohë krize që ka prekur Greqinë, ky debat për emrin a do të ndikojë në zhvillimet e Ballkanit. Si do ta shihnit ju zhblokimin e situatës?


– Situata nuk justifikohet. Eshtë qesharake që kjo lloj cështjeje, që ka marrë një kohë të gjatë, është duke penguar perspektivën e një vendi i cili ka pasur raport progresi për të tretën herë. Kjo është e vetmja cështje që pengon Maqedoninë për të ecur më tej. Kjo është e padrejtë, por ky është realiteti politik me të cilin përballemi. Personalisht, jam i lumtur që maqedonasit ende besojnë në të ardhmen e tyre evropiane, që janë duke bërë shumë në mënyrë që të vazhdojnë me të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
Në mënyrë të vecantë, jam i lumtur që pavarësisht këtyre rrethanave, Komisioni Evropian ka dalë me dicka që të jep shpresë, dhe që i ka dhënë një gjë më shumë Maqedonisë: dial
ogun e nivelit të lartë që filloi nga Komisioneri Fule dhe kryeministri Gruevski. E di se ka gati edhe tre raunde të tjera. Eshtë një afat për këtë dhe ata do të vazhdojnë sepse kjo është dicka e prekshme. Të gjitha cështjet për të cilat do të diskutojnë, si psh kapitujt 23 dhe 24, do të ndikojnë pozitivisht procesin e negociatave formale të anëtarësimit.

Duke u kthyer në pyetjen tuaj, nuk suportoj progresin e shpejtë të Maqedonisë në BE. Rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian flet për një fillim të negociatave “pa shtyrje të mëtejshme” që është rekomanduar edhe nga Komisioneri dhe është mbështetur nga shumica dërrmuese e deputetëve të PE, dhe unë mendoj se ata e meritojnë këtë.
Eshtë gjithashtu në interes të Greqisë. Unë jam i shqetësuar për disa argumente të sofistikuara që kolegët grek janë duke përdorur; edhe pse disa prej tyre janë argumente të mira, ato janë krijuar artificialisht. Unë besoj se duhet të shohim nga e ardhmja.
Problemi është më i komplikuar për shkak të situatës ku gjendet Greqia – pa një qeveri të saktë, me një qeveri ekspertësh që është aty përkohësisht dhe kjo e bën më të vështirë adaptimin e substancës për vendime të rëndësishme. Le të shpresojmë se me qeverinë e re, Greqia do ta marrë këtë cështje shumë seriozisht,- dhe të njëjtën gjë presim edhe nga Maqedonia. Maqedonia ka një pozicion të fortë për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare që përkrah rastin e saj. Duke mbledhur të gjitha këto fakte, nuk ka logjikë të vazhdohet me këtë lloj situate që lidhet me cështjen e emrit.

– Si kryetar i delegacionit për Shqipërinë, B-H, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi, ju keni qenë shumë aktiv përsa i përket zhvillimeve të fundit të Maqedonisë. Cfarë duhet të bëjë ky vend në terma konkretë? Si duhet ta planifikojë strategjinë e ardhshme?


– Mendoj se duhet të jenë vizionarë në pranimin e propozimeve të kompromisit për emrin, me një referencë gjeografike si E epërme apo perëndmore, apo disa mbiemra ndoshta…Nuk dua të kritikoj Maqedoninë. Po përpiqem ti ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur. Por, nëse ka një propozim grek, Maqedonia duhet të ketë vizionin për tu përpjekur për ta pranuar. Megjithatë, së pari ata duhet të marrin propozimin.

– A duhet të shihet perspektiva evropiane e Kosovës. C’lloj dialogu duhet të ketë BE me Kosovën, ndërkohë që e dimë se disa vende anëtare ende nuk e njohin si shtet?
– Mendoj se Kosova po ecën mirë. Jemi të gjithë të lumtur që marrëveshja me IBM (menaxhimi i integruar i kufirit) dhe prezantimi i Kosovës në marrëdhëniet rajonale është përfunduar. Eshtë e rëndësishme që kjo gjë të bëhet ne praktikë, sepse do të jemi në një terren të vështirë (duke konsideruar përshembull situatën në Kosovën e veriut, zgjedhjet e pritshme në Serbi etj). Do të jetë një test për të dy sesa janë gati të implementojnë zgjidhjen e rënë dakord për këto cështje.
Askush, edhe ata pesë që “nuk njohin”, nuk janë kundër të ardhmes evropiane të Kosovës. Disa ditë më parë, patëm një takim me Baroneshën Ashton dhe ajo na informoi për këto çështje. Kur u pyet se pse nuk ishte shumë aktive kundër këtyre pesë vendeve që nuk e njohin, Lady Ashton u përgjigj se ky vendim duhet të merret nga këto vende.
Ajo përmendi që kur diskutohen këto cështje – sa i përket studimit të fizibilitetit, procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën – të pesë vendet nuk krijojnë asnjë problem, përkundrazi, janë shumë bashkëpunues.
Mendoj se mesazhi kryesor për Kosovën është që ata duhet të përmbushin kritertet e nevojshme për Evropën dhe, shpejt a vonë, ata duhet të tregojnë rezultate konkrete dhe progres, dhe çdokush do i njohë.
Unë jam nga një prej vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe unë e di se të paktën vendi im është shumë afër zhvillimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë dhe rezultate konkrete për të dy partnerët do të afektojnë Sllovakinë me shumë seriozitet sesa çdo rezolutë e PE që përmban një kërkesë për njohjen e Kosovës.

Shumë shpejt në Serbi do të mbahen zgjedhjet. A do ta kalojë qeveria aktuale testin?

– Eshtë shumë e ndërlikuar të vësh bast mbi rezultatin. Dhe të mendosh sesi do të përfundojnë zgjedhjet dhe c’lloj qeverie do të shohim ne serbi pas zgjedhjeve. Gjëja më e rëndësishme është që qeveria e re e Serbisë të vazhdojë të punojë drejt Evropës, sikurse është bërë nga kjo qeveri. Presidenti Tadic ka provuar disa herë që ai ka qenë në të njëjtën linjë me axhendën evropiane. Ne e njohim atë: ai është testuar dhe ne e dimë se ç’presim prej tij.
Zgjedhjet janë shprehja e vërtetë e dëshirës së popullit. Unë vetëm mund të shpresoj që qeveria serbe të bëjë gjithcka për reformat, përmbushjen e kritereve. Ne të gjithë shpresojmë që vendi do të vazhdojë në të njëjtën linjë pas zgjedhjeve.

– Në linjën e deklaratave të fundit të Tadic për lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, si e shihni ju marrëdhënien e ardhshme me Rusinë dhe ish satelitët sovjetikë? Do të jetë ky një shkak shqetësimi në BE?


– Nuk është vetëm ky rasti kur përmenden marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Ne e dimë se ka disa politikanë të partive të vogla që thonë se Rusia është një alternativë për BE. Mënyra sesi Serbia zhvillon marrëdhëniet me Rusinë do të ndiqen nga afër. Serbia është një vend kandidat dhe ne do të ndjekim këtë aspekt me shumë kujdes dhe ata duhet ta dinë këtë. Ne presim që ata të kenë një sjellje si një vend kandidat për BE. Nuk ka asgjë të keqe që të zhvillojnë marrëdhëniet me Rusinë. Ne të gjithë kemi marrëdhënie me Rusinë, ekonomike, marrëdhënie tregtare etj. Të gjitha demokracitë përëndimore, duke përfshirë SHBA, kanë marrëdhënie me Rusinë. Në mënyrë bazike, cështjet që tregojnë drejtimin e ardhshëm të vendit do të jenë shumë të qartë dhe në respekt të kësaj, cdo lëvizje drejt Rusisë do të ndiqet dhe shihet.

– Si e shihni marrëdhënien e Serbisë me Turqinë, që ka investuar shumë në Ballkanin Perëndimor?


– Kam mendim shumë të përcaktuar lidhur me këtë. Turqia është një vend i madh i rëndësishëm. Influenca e saj në Ballka
nin perëndimor është në rritje, dhe ata janë shumë aktivë. Unë mendoj se BE duhet të përpiqet të gjejë shumë mënyra bashkëpunimi me Turqinë dhe jo të konkurrojë, bllokojë apo të përpiqet të stopojë marrëdhëniet apo influencën e Turqisë. Ky lloj afrimi do të jetë i mirë për Turqinë, vendet e Ballkanit dhe për BE. Asnjë konkurrencë e panevojshme e bllokimit, nuk do të ishte e zgjuar, kështu le të vazhdojmë bashkëpunimin.

– B-H, ka bërë hapa të vegjël kundrejt normalitetit politik dhe për pasjen e një dialogu konstruktiv me BE. Si po adaptohet Republika Sprska me këto zhvillime të reja politike?


– Ne jemi të lumtur që pas një kohe të gjatë, ishte e mundur të arriheshin këto hapa të vegjël. Ka hapa konkretë dhe nëse ata menaxhojnë për të gjetur një zgjidhje për rastin Sejdic dhe Finci kundër BiH, atëherë marrëveshja e Stabilizim Asociimit mund të firmoset; ka pasur dy kushte, ata i kanë përmbushur, por është shqetësuese që mbeten ndryshimet kushtetuese.
Duke zgjidhur këtë, do të jetë një shembull konkret që ata mund ti bëjnë gjërat së bashku. Mund të them se jam pak optimist rreth vazhdimësisë së këtij trendi pozitiv në BiH. Mendoj se Komisioni evropian po bën një punë të mirë për këtë vend. Dialogu për reformat gjyqësore në Republikën Sprska, që është sugjeruar nga komisioneri Fule, ka filluar dhe është në vazhdim. Mendoj se kjo do të ndikojë në një qasje bashkëpunuese për Republikën Sprska dhe Milorad Dodic.
Ndonjëherë, imazhi i keq i Republikës Sprska nuk reflekton realitetin dhe ekzagjerohet duke u trajtuar me një qasje negative. Politikanët e vendit harxhojnë shumë kohë për të arritur në konkluzione dhe nuk ka argumente të mjaftueshme për të mos ecur shpejt në rrugën evropiane.

– Dhe një pyetje përfundimtare, mendoni ju se prezenca e komunitetit ndërkombëtar dhe BE në rajon është një vlerë e shtuar? Cilat vende përfitojnë më shumë nga kjo prezencë?


– Prezenca e komunitetit ndërkombëtar dhe BE është në mënyrë definitive pozitive. Eshtë bërë edhe më pragmatike në mënyrë që të ndihmojë me gjerat e nevojshme këto vende të rajonit. Dialogu në vitet e fundit është intesifikuar. Brenda insticuoneve të BE ka një kuptim të qartë për atë se çfarë është realisht e nevojshme për këto vende në mënyrë që ti ndihmojë ato për të qenë më afër BE. Nuk dua të vecoj se cilët vende janë ndihmuar apo asistuar më shumë krahasuar me të tjerët. Mendoj se situata duhet të analizohet për secilin vend individualisht. Institucionet evropiane, vecanërisht parlamenti, mbështesin zgjerimin dhe e shtyjnë komisionin të ecë përpara.
Për secilin vend Komisioni përpiqet të japë disa instrumenta për të mbështetur integrimin më të shpejtë: dialogu i nivelit të lartë me Maqedoninë , dialogu i strukturuar në reformat gjyqësore me Republikën Sprska etj. Unë di se Komisioni është shumë aktivë në Shqipëri, sa i përket krizës së fundit që mori një kohë të gjatë, dhe ka disa shenja pozitive në Tiranë gjithashtu. Sa i përket BiH, i është dhënë vendit më shumë vëmendje nga Baronesha Ashton dhe komisioneri Fule. E njëjta gjë është edhe për Serbinë.
Si përfundim, mendoj se aktiviteti i institucioneve evropiane është i nevojshëm për vendet e rajonit dhe jam i lumtur në këtë rast. Unë mbështet shumë integrimin e gjithë rajonit në BE. Pa këtë, nuk mund të flasim për Evropën si një e tërë.

Marrë nga Balkananalysis.com/ab/kohaislame

Artikulli paraprakLavrovi paralajmëron përkeqësim raportesh me SHBA-në
Artikulli vijuesArnautët (shqiptarët) e Sirisë