Derisa Brukseli kërkon kuota të refugjatëve, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë refuzuar një kërkesë të tillë, duke insistuar për pranim vullnetar të emigrantëve. Në një takim të përbashkët që e kishte organizuar kryeministri i Hungarsisë,
Viktor Orban, i cili e bën fajtore Gjermaninë për fluksin e refugjatëve.
“Ne do të këmbëngulim për pranim vullnetar”, ka thënë kryeministri çek në Pragë, Bohuslav Sobotka.
Kjo tregoi se Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria janë kundër nismës së fundit franko-gjermane për një shpërndarje më të barabartë të azilkërkuesve në Evropë.
“Zgjidhje, të cilat nuk marrin parasysh mundësitë e çdo vendi, do të ishin kundërproduktive”, paralajmëroi kryeministri polak, Ewa Kopacz.
Ndërkohë që Praga dhe Bratisllava propozuan krijimin e një korridori hekurudhor mes Hungarisë dhe Gjermanisë për transportimin e sirianëve.
– See more at: http://www.albinfo.ch/kunder-kuotave-te-detyrueshme-per-refugjate/#sthash.K2SM158E.dpuf