SHBA, dënohet personi që i hoqi me forcë shaminë një gruaje

0
565

Një shtetas amerikan është dënuar për shkak të gjesteve raciste gjatë një fluturimi.

Ai ka tërhequr me forcë shaminë e një gruaje myslimane derisa ia ka hequr duke thirrur “Këtu ndodhemi në Amerikë “,

Gill Parker Payne, nga Çikago, u gjobit me 815 dollarë dhe do të jetë nën lirim më kusht një vit duke përfshirë edhe dy muaj arrest shtëpiak.

37-vjeçari ka pranuar se ka kryer një për një të gjitha veprimet e sipër përmendura, gjatë një fluturimi nga Çikago në Nju Meksiko.

Sipas “The Independent” avokati amerikan Damon P. Martinez ka thënë: “Rasti dërgon një mesazh të qartë për këdo që po planifikon të përdorë kërcënimet apo frikësimit për të ndërhyrë në të drejtën e individëve, duke përfshirë anëtarët e komunitetit tonë mysliman, për të shprehur besimin e tyre fetar, pa u frikesuar.”