Kur është veprimi vepër e drejtë?
Shkëputur nga libri i shejh Muhamed Nasurudin el-Albani “Teuasuli, llojet dhe gjykimi ndaj tij”
Përktheu: Avni Xhemajli
Është qartësuar në Libër dhe Sunet se për të qenë një vepër e duhur dhe e pranuar tek Allahu, i Cili është larg çdo të mete, dhe që e afron robin pranë Vetes, atëherë duhet të plotësohen dy kushte shumë të rëndësishme:
E para është që qëllimi i kryesit të veprës duhet të behet me sinqeritet vetëm për hir të Allahut.
Kushti i dytë është që ky veprim të jetë në pajtueshmëri me atë që Allahu i Lartësuar, ka përshkruar në Librin e Tij dhe me atë që i Dërguari i Tij e ka sqaruar me sunet.
Nëse ndonjëri prej këtyre kushteve mungon, atëherë vepra nuk është as e drejtë as e pranuar. Dhe kjo tregohet në thënien e Allahut:
“Prandaj kushdo që shpreson të takohet me Zotin e tij, le të punojë vepra të mira e të mos i shoqëroj shok ( partner, rival, ortak) ne adhurim ”