Mexhid Yvejsi, autor i njohur shqiptar përmes llogarisë së tij në facebook ka uruar ditëlindjen e poetit Ismail Kadare.
Por urimi i tij ishte një çik “ironike”, transmeton Gazeta e Re.
Ja postimi i plot i Yvejsit në facebook:
Ismail Kadare – Poezi për Babën
Ismail kadare me 28 janar mbush 82 vjet, për ditëlindjen e tij – një poezi kushtuar ‘babës stalin’
Lamtumira e Fundit
Kurora dhe kurora pa mbarim,
Kurora gjithë lule, gjithë yje;
Dhe sytë të përlotur me trishtim
Dhe pamje e rëndë zije.
O shokë!
Për të fundit herë sot,
Babanë po përcjell turm’ e pasosur
Me dhembje të kulluar e me lot,
Me zemër të plagosur.
Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,
Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.
Në emër tonë sot, shoku Enver,
Përpara tij betohet.
Në gjysmë shtizë flamurët era tund,
Gjëmime topash ndihen në hapësire;
I jep Stalinit turma e pafund,
Të fundit lamtumirë.
Pra, lamtumirë mik i madh, babà!
Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.
Së bashku me Leninin krah për krah
Ay ka për t’u shtrirë.
Pushon tashti
Ay në qetësi,
Por, jo!
Ay nuk vdiq!
Vazhdon të rrojë!
Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri
Përpara do na çojë!
5 Mars 1953