Portali i njohur që i dedikohet kulturës së leximit, lovereading.co.uk, ka mbledhur të dhënat e numrit të botimeve dhe përkthimeve të librave më të popullarizuar në histori, raporton akos.ba.
Në vendin e parë, si libri më i popullarizuar në të gjitha kohërat, është gjendur Kurani Fisnik me rreth 3 miliard kopje të shpërndara në të katër anët e botës. Është interesant fakti se portali në fjalë jep edhe të dhënat se Kurani është i vetmi libër që nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe është përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës.
Ky hulumtim është shumë i rëndësishëm për ne, sepse shumë hulumtime tjera kanë marrë parasysh vetëm numrin e shitjeve të librave. Për këto arsyeje Kurani shpesh është lënë jashtë këtyre listave sepse ai nuk është një libër komercial.
Gjithashtu hulumtuesit objektiv kanë vërtetuar edhe primatin e Kuranit mbi gjitha librat tjerë sa i përket edhe përfaqësimit në botë, si dhe leximit e studimit.
Ja gjashtë librat më të popullarizuar të të gjitha kohërave:
1. “Kurani” (644) – mbi 3 miliard kopje
2. “Bibla e Mbretit James” (1611) – mbi 2.5 miliard
3. “Citate nga vepra e Mao Tse – Tungit” (1964) – 800 milion
4. “Don Quixote” i autorit Miguela de Cervantesa (1512.) – 500 milion
5. “Seriali Harry Potter” i autores J.K Rowling (1997-2007.) – 450 milion
6. “Tregimi për dy qytetet” i autores Charlesa Dickensa (1859.) – 200 milion
(Islampress)