Një kopje e vjetër e librit të shenjtë Kur’an i gjetur në Universitetin e Birminghamit gjatë verës, besohet se i ka takuar Ebu Bekrit, një nga myslimanët e parë.
Në këtë kopje të gjetur në korrik, janë gjetur fragmente të paktën 1370 vjet të vjetra, duke shtuar mundësitë që kjo të jetë kopja më e vjetër e librit të shenjtë të fesë islame.
Tani Jamal bin Huwareib, drejtor i fondacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe “Mohammed bin Rashid Al Maktoum” për studime islamike, thotë se një dokument kaq i vjetër mund të jetë parë vetëm nga pak njerëz.
Ebu Bekri njihet si personi i parë që pranoi Islamin jashtë familjes së profetit Muhamed a.s. Ai ka shërbyer si mik dhe këshilltar i besuar i profetit dhe ishte halifja e parë pas vdekjes se pejgamberit a.s.
“Unë besoj se ky është Kur’ani i Ebu Bekrit”, ka thënë Huwareib për BBC, transmeton koha.net. “Është gjetja më e rëndësishme në histori për botën myslimane. Ky version, është rrënja e islamit, rrënja e Kur’anit… Kjo do të jetë revolucion në studimin e islamit”.
Kualiteti i librit të shenjtë i shkruar në dorë sugjeron se 200 dokumente ishin krijuar vetëm për fytyrat shumë të njohura.
Kur’ani i gjetur në Birmingham u gjet gjatë vitit pasi kishte humbur për më shumë se një shekull.