Kurti e pranon se si parti e përkrahin idenë e mbulesës

Ish-kreu i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, e pranon se si parti e përkrahin idenë e mbulesës me shami në institucionet shkollore, por me fytyra të zbuluara dhe për moshat mbi 16-vjeçare.

Këto deklarata Kurti i ka bërë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, i cili duke paralajmëruar për rrezikun nga radikalizmi islamik, ka thënë se në Kosovë bartja e shamisë stimulohet me financa nga jashtë.

Në numrin e nesërm të gazetës “Zëri” mund ta lexoni intervistën me deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Gjatë kësaj interviste, Kurti flet për tema të ndryshme, mes tyre për Asociacionin dhe për Demarkacionin, se a do të ketë luftë me Malin e Zi, se pse nuk e urojnë Përfaqësuesen e Kosovës kur merr pjesë në garat ndërkombëtare, për rrezikun nga ekstremizmi fetar.

“Ish-kreu i “Vetëvendosjes” e pranon se e përkrahin idenë e mbulesës me shami në institucionet shkollore, por me fytyra të zbuluara dhe për moshat mbi 16-vjeçare, se a është Rexhep Selimi i “forti” i “Vetëvendosjes”?, etj”, ka bërë me dije gazeta Zëri në paralajmërimin që ka bërë për publikimin e kësaj interviste.

Artikulli paraprakBombardohet spitali në Alepo, 14 të vdekur
Artikulli vijuesGjurmët e këqija që lënë mëkatet