“Në këtë zonë të gjerë gjeografike për shekuj me rradhë kanë jetuar në paqe dhe unitet njerëz të besimeve të ndryshme, njerëz me përkatësi etnike të ndryshme dhe nga kombe të ndryshme”
Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, duke shprehur kënaqësinë për vizitën dyditore në Maqedoni dhe në Bosnje dhe Hercegovinë tha se “Kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kurtulmuş i cili ditë më parë mori pjesë në ceremonitë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup si dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), ai iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ambasadën e Turqisë në Sarajevë.
Duke vënë në dukje se pozita gjeografike e Ballkanit ka jetuar përafërsisht 6 shekuj nën qeverisjen e drejtë të Perandorisë Osmane, Kurtulmuş u shpreh se “Në këtë zonë të gjerë gjeografike për shekuj me rradhë kanë jetuar në paqe dhe unitet njerëz të besimeve të ndryshme, njerëz me përkatësi etnike të ndryshme dhe nga kombe të ndryshme.”
– IUS dhe IBU Universitete “mozaike të Ballkanit”-
Duke vënë në dukje se universitetet në Shkup dhe Sarajevë janë një prej simboleve më të bukura të bashkimit me popujt e Ballkanit, Kurtulmuş u shpreh më tej: “Që të dy janë projekte shumë të suksesshme. Ditën e premte isha i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Shkup, ku morëm pjesë në ceremoninë e diplomimit të afërsisht 150 studentëve. Ishte një ceremoni multikulturore, me një strukturë multietnike e mozaikut të Ballkanit. Ne ishim pjesëmarrës në ceremoninë e gëzueshme të atyre studentëve shumë të suksesshëm që përgatiten në atë universitet për të hedhur hapat e parë në jetë. Gjithashtu patëm një kënaqësi të madhe që Turqia ndodhej e pranishme në Shkup, në Maqedoni, madje edhe me një projekt të tillë të suksesshëm.”
Gjithashtu duke rikujtuar se edhe ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit në universitetin në Bosnje, Kurtulmuş tha se “Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës në këtë kuptim është me të vërtetë një universitet mozaik Ballkanik. Shpreh kënaqësinë time të madhe që edhe këtu është i pranishëm një projekt i suksesshëm.”
Kurtulmuş ndër të tjera ka shpjeguar se në themelimin e universitetit në Bosnje ka patur edhe ai kontribut, ku gjatë vizitës së tij në vitet 2000 është interesuar se “çfarë mund të bëhet këtu, çfarë kontributi mund t’iu ofrohet boshnjakëve”. Më pas me Ministrinë e Kulturës të asaj periudhe u dakorduan në idenë për ngritjen e një universiteti.
“Kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan. Shpresoj që këto marrëdhënie të jenë përgjithmonë. Përsëri në këtë pozitë gjeografike si një adresë e qetësisë, paqes, mirëqenies do të zhvillohen vazhdimisht marrëdhëniet mes Turqisë dhe Ballkanit”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij zëvendëskryeministri turk Kurtulmuş.