Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka arritur sot marrëveshje me tri subjekte politike, që kjo e fundit të mbështetet në garën e balotazhit.
Kandidatja e Alternativës, ka marrë mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Kosovë të Re (AKR).
Kjo marrëveshje është bërë në një konferencë për media, në të cilën kanë marrë pjesë përveç Kusari – Lilës edhe kryetarët e degëve të këtyre partive në këtë komunë.
Ata kanë bërë thirrje që gjakovarët, të dielën të dalin e të votojnë.