Ky është kandidati i PD-së për president të Shqipërisë!

Xhezair Zaganjori është emri i kandidatit për president me të cilin mazhoranca do të paraqitet nesër në Kuvend. Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga burime shumë të sigurta pranë mazhorancës qeveritare.

Zaganjori vjen nga fusha e drejtësisë. Ai mban titullin Dr. i Shkencave Juridike dhe Profesor i Asociuar dhe është anëtar i Gjykatës Kushtetuese që prej 2003-shit, ndonëse i ka mbaruar afati në vitin 2010.
Pavarësisht nga kjo, Zaganjori vazhdon ende të ruajë këtë post deri në emërimin e anëtarëve të rinj, duke mbetur kështu “peng” i bllokimit të drekretit të Presidentit Topia nga Partia Demokratike.
Emri i Zaganjorit u përzgjodh mes disa kandidaturave. Shqiptarja.com ka mësuar se kush ishin rivalët e juristit:
– Kristaq Traja, ish-hartues i Kushtetutës
– Llesh Kola, ambasador në Itali
– Mimoza Halimi, ambasadore në Bruksel
– Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë
– Ledi Bianku, gjyqtar shqiptar në Strasburg
– Ferit Hoxha, ambasador në OKB
– Fatos Nano, ish-kryeministër
Kush është Zaganjori
Lindur më 09.03.1957 në Shkodër. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1981. Që nga kjo kohë ai ka qenë lektor i së Drejtës Ndërkombëtare Publike, i të Drejtës Europiane dhe i të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Shkollën e Magjistraturës dhe në Shkollën e Studimeve Europiane, Tiranë.
Gjatë viteve 1992-1997 ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në RF të Gjermanisë. Në vitin 1993 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike” dhe në vitin 2009 “Profesor”. Ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, Heidelberg.
Në vitin 1991 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Pajtimit dhe Arbitrazhit pranë OSBE-së me seli në Vjenë. Është autor i një sërë botimesh shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës aktiv në Kongrese e Konferenca të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Që nga viti 2003 ushtron funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese./kohaislame

Artikulli paraprakNga burgu i thërret boshnjakët që të protestojnë për të
Artikulli vijuesKush janë të arrestuarit e djeshëm nga EULEX-i