Përfaqësuesit e biznesit kanë filluar të ankohen, ekonomistët janë shokuar në tregjet financiare dhe kanë reaguar në panik. Vendimi i Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB) për të mos mbrojtur më normën minimale të frangut kundrejt euros ka befasuar të gjithë në Zvicër dhe jashtë vendit. Organizatat e punëtorëve nxisin frikë për humbjen e vendeve të punës, ndërsa kompanitë eksportuese janë të shqetësuara në lidhje me transaksionet e tyre. Ekspertë të turizmit frikësohen për një humbje të mëtejshme të turistëve të huaj. Por, ka edhe industri dhe njerëz që përfitojnë nga vendimi befasues i Bankës Nacionale të Zvicrës SNB. Shopingu jashtë vendit. Me vendimin e SNB-së për t’i dhënë fund pas tre vjetëve këmbimit të frangut me euron me një kurs mininal i ka dhënë një tjetër nxitje “gjuetarëve” zviceranë për të bërë shoping përtej kufirit. Dobësimi i euros kundrejt frangut zviceran ka bërë që shumë produkte të lira në Gjermani, Austri dhe Francë të bëhen edhe 20 për qind më lirë. Këtë fundjavë pritet një rritje masive e klientëve zviceranë në shitoret rreth kufirit me Zvicrën. Nga heqja e kufizimit të kursit të këmbimit ndërmjet frangut dhe euros mund përfitojnë zviceranët, të cilët udhëtojnë për pushime në eurozonë. Po ashtu kanë përfituar punonjësit të cilët kanë një punë në Zvicër, por që jetojnë në vendet e eurozonës, shkruan 20min. Për ata, norma e shkëmbimit në rritje është e barabartë, sepse ata marrin pagën e tyre në franga, por shpenzojnë paratë në vendin e tyre në euro. Për kompanitë që mallrat i sjellin nga zona e euros në Zvicër, heqja e normës minimale të këmbimit u jep avantazhin se ata mund të blejnë mallra me një çmim më të lirë. Në mesin e përfituesve janë edhe furnizuesit e jashtëm të makinerisë, elektronikës, pajisje industriale dhe industrinë e furnizimit. Nëse një kompani zvicerane në të vërtetë do të vuajë nga heqja e normave minimale, tani në të vërtetë do të përfitojnë, por gjithashtu varet nëse çmimi fiks ishte pjesë e marrëveshjes apo jo. /albinfo.ch
You Might also Like
Vuçiq: S’investon kush në Kosovë pa status të zgjidhur
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha në Llaple Sello , afër Prishtinës, se investimet në…
By
Redaksia
4 Min Read
Privatizimi i "dështuar" i ndërmarrjeve publike në Kosovë
Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, i filluar 11 vjet më parë, nuk dha efekte…
By
Redaksia
5 Min Read
Cili është sekreti i suksesit të madh të Amazon? Këto janë tre principet që Jeff Bezos i çmon si më të rëndësishme
Në vitin 2015 Amazon arriti shifrën e të ardhurave vjetore prej 100 miliardë dollarësh. Themeluesi…
By
Redaksia
8 Min Read
Sekreti për të shitur çdo produkt
Shitjet janë padyshim motorri i çdo biznesi. Mund të kesh një produkt të shkëlqyer që…
By
Redaksia
6 Min Read
Serbia deshi ta helmonte tokën e Kosovës me 30 mijë fidane të sëmura të mjedrës
Javën e kaluar Agjencia e Ushtrimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), respektivisht Inspektorati Finosanitar ka…
By
Redaksia
2 Min Read
A do të bijë Bitcoin
Të gjitha fenomenet që janë duke ndjekur shfaqjen e një ‘flluske sapuni’ janë të pranishme”,…
By
Redaksia
6 Min Read
