Kuzhina popullore në Jerusalem, të cilën në vitin 1552 e ka ndërtuar sulltanja Hurem, bashkëshortja e sulltan Sulejmanit, 464 vite u jep të varfërve nga një vakt ushqimor falas, raporton Anadolu Agency.
Kuzhina popullore ndodhet në afërsi të mesxhidit Al-Aksa. Për çdo ditë qindra njerëz shpëtimin e gjejnë pikërisht në këtë kuzhinë. Numri i atyre që i përdorin shërbimet e kësaj kuzhine rritet gjatë muajit të Ramazanit, muajit të agjërimit të muslimanëve.
Me enë në duar të rinjtë dhe pleqtë vijnë te kuzhina për të marrë ushqim për atë ditë. Ushqimi që bëhet në kuzhinë, varësisht nga dita, ndryshon ashtu që shpërndahet pulë, oriz, supë, perime dhe shumë ushqime tjera.
Pas tërheqjes së Osmanëve nga Jerusalemi në vitin 1917 erdhi deri tek ulja e një pjese të konsiderueshme të të ardhurave. Kuzhina ndodhej në situatë të vështirë, por nuk pushoi së punuari.
Sot, në funksionimin e saj ndihmojnë vakëfi islam në Jerusalem dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë. Kuzhinieri Samir Jabir tha se në kuzhinë punon tetë vite. Sipas tij, rreth 135 familje mbijetojnë falë kuzhinës së sulltanes Hurem. Gjatë muajit të Ramazanit në Jerusalem vijnë shumë mysafirë, ndaj edhe rritet numri i atyre që frekuentojnë kuzhinën popullore./Islamgjakova/