Vërtet që lloji më i mirë i adhurimit është vepra që bëhet për kënaqësinë e Zotit në çdo kohë me atë që e kërkon ajo kohëspecifike dhe atë çka ajo synon.
Në kohën kur ke musafir: (adhurimi më i mirë është) përmbushja e së drejtës së tij dhe preokupimi me këtë më shumë sesa me ndonjë vepër tjetër të rekomandueshme, jo të obligueshme. Po kështu është dhe përmbushja e të drejtave të gruas dhe familjes.
Adhurimi më i mirë në mëngjesin e hershëm është angazhimi në namaz, në Kuran, në dua, në dhikr dhe istigfarë.
Adhurimi më i mirë në kohën kur një nxënës dijeje kërkon udhëzim dhe e mëson një të paditur është që të pranojë atë që e mëson dhe të preokupohet me të.
Adhurimi më i mirë në kohën kur thirret ezani është që të lësh çfarëdo që është e veçantë për këtë kohë dhe të preokupohesh me përgjigjen ndaj thirrjes së muezinit.
Adhurimi më i mirë në kohën e pesë namazeve është që tëmundohesh t’i kryesh ato në mënyrën më të plotë, duke marrënismën që ato të kryhen në fillim të kohës së tyre dhe të dilet me xhemat; nëse është larg (xhamia), kjo është edhe më mirë.Adhurimi më i mirë në kohën kur personi ka nevojë për ndihmë
nga dikush në pozitë, qoftë fizike, qoftë financiare, është që ta ndihmosh atë, ta çlirosh nga telashi, dhe t’i japësh përparësi kësaj ndaj kohës tënde personale.
Adhurimi më i mirë kur të lexohet Kurani është që të bësh bashkë zemrën dhe vendosmërinë në reflektimin mbi të dhe ta kuptosh atë sikur Allahu po të drejtohet ty personalisht. Pra, ti e përqendron zemrën tënde në kuptimin e tij dhe në reflektimin mbi të, dhe e sjell vendosmërinë në zbatimin e urdhrave të tij edhe më shumë, bile dhe më shumë seç do të bënte dikush, nëse do t’i vinte një libër nga një mbret apo nga autoritet tjetër.
Adhurimi më i mirë në kohën e qëndrimit në kodrën e Arafatit është që të përulesh, të bësh dua, dhikr, por pa qenëagjërueshëm.
Adhurimi më i mirë gjatë dhjetë ditëve të Dhul-hixhes është që ta shtosh ibadetit, sidomos tekbirin (Allahu ekber), tehlilin (la ilahe il’la Allah) dhe tehmidin (el-Hamdulilah).
Adhurimi më i mirë gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit është që të rrish në xhami, të vetmohesh, dhe të bësh itikaf pa u përzier me njerëzit dhe të mos preokupohesh me ta.
Kjo bile është edhe më mirë sesa (të përzihesh me ta dhe) të mësosh ndonjë dije apo të lexosh Kuranin, siç është mendimi i shumë dijetarëve.
Adhurimi më i mirë në kohën e sëmundjes së vëllait tënd musliman apo vdekjes së tij është që ta vizitosh apo të jesh i pranishëm në funeralin e tij dhe t’i japësh përparësi kësaj ndaj kohës tënde personale apo xhumasë tënde.Adhurimi më i mirë, kur godet fatkeqësia dhe kur njerëzit të dëmtojnë, është që të kesh durimin e obligueshëm ndërsa i shoqëron ata në vend që të ikësh prej tyre. Se, vërtet, besimtari që përzihet me njerëz dhe është i durueshëm ndaj dëmit të tyre është më i mirë sesa ai që nuk përzihet me ta dhe ata nuk e dëmtojnë.
Adhurimi më i mirë është që t’i shoqërosh ata në tëmirë, meqë është më mirë sesa të izolohesh prej tyre (pa bashkëpunuar me ta). Megjithëkëtë, të mbetesh i izoluar prej tyre lidhur me të keqen është më mirë sesa t’i shoqërosh ata nëtë.
Mirëpo, nëse e di se përzierja me ta do ta largojë atë (të keqen) apo ta pakësojë atë, atëherë përzierja me ta është më mirë sesa izolimi prej tyre.
Kështu, adhurimi më i mirë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë është që t’i japësh përparësi kënaqjes së Allahut në kohë dhe situatë të caktuar dhe të preokupohesh me atë që ajo kohë e bënë të obligueshme, atë që e kërkon ajo dhe me synimin e saj.
Autor: Imam Ibn el-Kajjim el-Xheuzije
Burimi: Medarixh es-Salikin