Ky është futbollisti i vitit në Angli

Adam Lallana është lojtari më i mirë i vitit 2016, i zgjedhur nga votat klubit të tifozëve anglezë me 39% të votave, duke lënë prapa Jamie Vardyn me 12 dhe Wayne Rooneyn me 8 për qind.

Mesfushori 28-vjeçar ka qenë pjesë e Tre Luanëve edhe në Euro 2016, ndërsa në 10 paraqitje me Anglinë gjatë vitit 2016 ka realizuar tre gola.

“Ky çmim është një nder për mua”, ka thënë Lallana.

“Të shohësh që në të kaluarën këtë çmim e kanë fituar futbollistë si Rooney dhe Gerrard, tregon se çfarë arritje është kjo për një futbollist”.

Çmimi për futbollistin më të mirë U-21 ka shkuar në duart e Nathan Redmond të Southampton.

 

Artikulli paraprakBoronica është fruti më i shëndetshëm në botë, ja arsyet
Artikulli vijuesInflacioni, një ringjallje e mirëpritur