Ky është hadith madhështor

Rëndësia e thënies së të vërtetës

Profeti alejhi selam ka thënë: “ Askënd nuk duhet ta pengojë autoriteti i të tjerëve për të thënë të vërtetën që di, apo e ka parë apo e ka dëgjuar!”

Thotë shejh Albani: Në hadith tregohet për ndalimin e fshehjes së të vërtetës nga frika e njerëzve apo lakmia për të përfituar diçka në jetë.

Çdokush që e fshehu të vërtetën nga presionet e njerëzve, si: rrahja, persekutimi, rrëmbimi i pasurisë, sharjet etj., është i përfshirë në ndalimin e përmendur në hadith dhe kundërshtues i Profetit alejhi selam. E gjendja e atij që jo vetëm e fsheh të vërtetën, por dëshmon të kundërtën e saj është më e rëndë se e para.

{ “Silsiletu es sahiha”, hadithi 168}

Artikulli paraprakPropaganda komuniste: Të jesh atdhetar duhet të jesh antifetar (nënkupto ateist).
Artikulli vijuesTre njerëz Allahu ja ka bërë detyrë Vetes t’i ndihmojë ata