Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për pesë ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat ditën e hënë vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot me diell.
Në një njoftim për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së enjte dhe të premte sërish parashihet të ketë shi duke përfshirë vetëm disa lokalitete. Temperaturat maksimale do t’i ruajnë këto vlera , derisa minimalet do të zbresin për 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/