Talenti i Paris Saint Germain bëhet lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që arrin të realizojë 10 gola në këtë turne kur ende nuk i ka mbushur 19-vjeç (20 dhjetor).
Ai shënoi golin e vetëm për ekipin francez në humbjen 3-1 ndaj Bayern Munichit, rezultat që nuk e rrezikoi vendin e parë në grup për formacionin e Unay Emery.
Ish-futbollisti i Monacos, lë pas me diferencë të madhe sulmuesin aktual të Real Madridit, Karim Benzema, që këtë shifër finalizimesh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube e ka arritur kur ishte 20 vjeç e 10 muaj.
Lionel Messi golin e tij të 10-të në Champions e shënoi në moshën 21-vjeçare, ndërsa Wayne Rooney kur i kishte mbushur 22.
Francezi në këtë sezon të Ligue 1 ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime. /SS/