Gazeta Lajm merr vesh ekskluzivisht se anëtari i Këshillit Opozitar, Kim Mehmeti, me disa pjesëmarrës të tjerë të këtij Këshilli, do të niset bashkë me kumanovarët prej te Lagjja e Trimave në Kumanovë, për në protestat e 9 Majit që janë paraparë me fillim prej orës 17:30 prej te parku i Çairit deri te Qeveria e Shkupit.
Këtë lajm tashmë e kemi konfirmuar nga burimet tona, por ende zyrtarisht nuk është prononcuar shkrimtari Kim Mehmeti. Mësojmë se prezenca e Mehmetit me anëtarët e tjerë të Këshillit Opozitar, dhe nisja prej te Lagjja e Trimave për në protestat e 9 Majit në Shkup po mirëpritet nga kumanovarët./Lajm/