Lajmi i fundit: Sërish tërmet i lehtë në Pejë

Një termet i ri me intensitet të ulët është shënuar para pak minutash në Pejë, epiqendra e të cilit ishte në kufirin me Malin e Zi.

Siç raporton TV Dukagjini dridhje të lehta toke janë regjistruar në Pejë para pak minutash. Fuqia e tërmetit ishte 3 shkallë të Rihterit me epiqendër në kufi me Malin e Zi. Kjo dridhje toke sërish ka shqetësuar qytetarët e Pejës. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakDrogat e reja shkaktojnë gjakëderdhje në kokë dhe infarkte te të rinjët
Artikulli vijuesNjë Mesazh Nga Të Përçmuarit