Myslimani në Prishtinë: "O Popë, na lodhe me rënie kambanash"

Popi i Prishtinës Darko Marinkoviq tha se sot një person në qendër të qytetit e ka kërcënuar që më të mos i bjerë kambanores së kishës sepse në Prishtinë jetojnë myslimanët.
 
Popi i kishte rënë kambanores në kishën Shën Nikolla në Prishtinë dhe pas kësaj atij i kishte ndodhur incidenti.
 
“Isha me kishtarin në rrugën para kishës kur na u afrua ai njeri i cili m’u kërcënua. Nuk e dinim kujt i drejtohej e ai pastaj me dorë bëri drejt meje. Isha i befasuar por edhe i shqetësuar nga gjakftohtësia me të cilën më kërcënonte ashtu që rastin s’e paraqita menjëherë te polici i cili qëndronte në kabinë jo larg nesh. Policia kishën dhe ne na ruan nga 24 orë në ditë. Kërcënimin në polici e paraqita pas kthimit nga Lapla Sella ku bëra një shërbesë kishtare”, ka thënë Marinkoviq për agjencinë Beta të Beogradit, transmeton Koha.net.
 
Ai ka thënë kambanat kanë rënë sot për herë parë pas një viti qëkur ishte bërë kërcënimi i mëhershëm dhe ka shtuar se është i sigurt se kërcënuesi është po ai i para një vitit.
 
Dy gjëra lënë dilemë në këtë rrëfim: Si ndodhi që popi të habitej e të mos e lajmëronte menjëherë policin që e ruante dhe pse qendra e qytetit të Prishtinës zhvendoset mu te kisha e serbëve.
Artikulli paraprakDënime mjerane me vdekje në Egjipt
Artikulli vijuesLamborghini mbetet vetëm për Italinë