Lansohet përkthyesi shumëgjuhësh i zërit në kohë reale i Microsoft

Microsoft sot ka lansuar një përditësim të ri në aplikacionin që shërben si asistent personal Cortana, duke i shtuar përkthimin e menjëhershëm, transmeton koha.net.

Që nga sot përkthimit të menjëhershëm të Cortana i është shtuar gjuha franceze, gjermane, italiane dhe spanjolle me përditësimin e ti në sistemin operativ Windows 10.

“Kur jeni duke e përdorur Windows 10 në këto gjuhë dhe ju duhet një përkthim i shpejtë i ndonjë shprehje, ju tani mund të pyetni Cortana dhe ai do t’ua përkthejë menjëherë. Ju gjithashtu mund të shkruani atë në menynë e Cortana nëse nuk dëshironi ta thoni me zë, dhe ai e përkthen atë menjëherë” thonë nga kompania e Microsoft.

“Misioni i përkthyesit të Microsoft është që të thyej barrierat e gjuhëve duke ofruar përkthyes kurdo dhe sa herë që ai ju nevojitet” shtuan ata.

Artikulli paraprakNëntë arsye pse vrapimi duhet të jetë rutinë
Artikulli vijuesSi t’i zieni vezët?