Larg alergjive fëmijët, konsumoni kikirikët

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Britani, i publikuar në Neë England Journal of Medicine del në pah se fëmijët e vegjël janë dhe mosha delikate që kërkojnë një kujdes të veçantë pasi kjo do i ndihmojë ato që në të ardhmen të mos kenë probleme me alergjitë.
Konsumimi i kikirikëve gjatë kësaj i ndihmon ato që të kenë më pak gjasa për tu prekur nga alergjitë në mosha madhore.Në studim u përfshinë 600 foshnja nga 4 deri në 11 muaj, që ishin në rrezik të lartë të zhvillimit të alergjive.
Këta fëmijë u ndanë në dy grupe, tek secili grup do të testoheshin dieta të ndryshme.Ndërkohë rezultatet e studimit nxorën në pah se 17 për qind e fëmijëve të cilëve nuk iu përfshinë në dietë kikirikë, kishin më të zhvilluar mundësinë e prekjes nga alergjitë në moshë madhore, sesa 3 për qind e fëmijëve që konsumuan kikirikë, në grupin tjetër. Prindërit duhet që fëmijëve të tyre të vegjël në menunë e tyre të shtojnë edhe kikirikët.
Artikulli paraprakOra e mençur përfundimisht bëhet me stil
Artikulli vijuesHiqni pikat e zeza, eleminoni puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet