LARGIMET NUK NA SHQETËSOJNË

Largimi i deputetëve nga koalicioni qeverisës, si dhe thirrjet e opozitës për rrëzimin e qeverisë nuk paraqesin shqetësim për Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo e fundit ndihet mirë me votat atkuale në Kuvend, që siç thotë shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, janë mbi 63. Grabovci madje shprehet lirshëm se për çështjet që kërkojnë 2/3-tat e votave është opozita që i del në ndihmë.

“Absolutisht nuk kemi kurrfarë shqetësimi. Jemi një koalicion shumë i qendrueshëm dhe po i përmbushim të gjitha detyrimet që na i jep Kushtetuta. Ajo që është me rëndësi është se, ne si koalicion i kemi mbi 63 deputetë. Por, nuk e përjashtoj si mundësi që të ketë lëvizje të reja të deputetëve drejt koalicionit”, shprehet Grabovci.

Grabovci nuk i merr seriozisht deklaratat e Vetëvendosjes për rrëzimin e qeverisë, duke e kuptuar këtë si një veprim që do ta bënte çdo parti opozitare për të ardhur në pushtet, raporton TCH

Ndërsa AAK-ja ka treguar se preferon reformën zgjedhore dhe pastaj zgjedhjet, Lidhja Demokratike e Kosovës mban qëndrim të dyfishtë për këtë çështje.

Lutfi Haziri mendon se Kosova ka nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve, por nëse ky është momenti për rrezimin e qeverisë, kjo është diçka për të cilën LDK-ja nuk ka vendosur ende.

“Natyrisht që LDK-ja do të ulet dhe do të shqyrtojë nevojën e koordinimit më të mirë ndëropozitar, sepse ne kemi qenë të hapur që në fillim. Si iniciativat tona karshi kësaj keqqeverisjeje, edhe angazhimet e partive të tjera opozitare, ne i kemi shqyrtuar seriozisht dhe jemi munduar të koordinohemi maksimalisht në të mirë të ruajtjes së funksionalitetit të institucioneve dhe të përcaktimit të rolit tonë opozitar”, thotë Haziri.

Në fakt duket se lëvizjet e fundit në skenën politike nuk janë shqetësuese as për ambasadoren amerikane në Kosovë. Ajo pas një takimi me dyer të mbyllura me ministrin e Diasporës, Ibrahim Makolli, preferoi të mos flasë për këto zhvillime.kohaislame

Artikulli paraprakBELGJIKA DREJT NDARJES?
Artikulli vijuesPërmendi emra të lartë të politikës dhe policisë