Bombë 500 kg në Harilaq

Një bombë rreth 500 kilogramësh është gjetur në fshatin Harilaq të Fushë Kosovës.
Bomba ndodhet afër gurthyesit të kompanisë “Bektel Enka”.

Në vendin e ngjarjes tani ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë.
“Demineret e Kompanisë së FSK-së, kanë zbuluar një bombë të përmasave më të mëdha se zakonisht”, thotë Ali Uka, zëdhënës i Ministrisë së FSK-së.

Uka tha se aktualisht bomba është duke u siguruar nga pjesëtarët e FSK-së, derisa njësia për demolim po përgatitet që sot rreth orës 12:00 ta shkatërrojë atë.kohaislame

Artikulli paraprakLetoni, shpëtohen shumica e 200 personave të bllokuar në akull
Artikulli vijuesVetëvendosje sot proteston në Mitrovicë