Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronën në Gjirin e Lalzit, ku ishte planifikuar të realizohej një investim prej 450 mln dollarësh me ndërtimin e një resorti luksoz turistik.
Sekuestrimi i këtij trualli nga ana e prokurorisë vjen pa vendimeve të dyshimta të gjykatës së Durrësit, që besohet se është bërë edhe shkaku i dhunimit të biznesmenit libanez dhe si rezultat, tërheqjes së tij nga investimi në Shqipëri.
Sipas prokurorisë, ka dyshime se shtetasi Pal Selcuni e ka përfituar pronën me një vendim gjykate në korrik të këtij viti përmes akteve të falsifikuara.