Mbi 25 mijë euro për llaptopë

Brenda tre muajve nga dy tre tenderë për llaptopë. Kështu kanë vepruar Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ). Këto dy ministri në blerjen e llaptopve kanë shpenzuar mijëra euro.

Kurse, me tenderë për blerje të këtyre pajisjeve teknologjike i kanë “shpërblyer” disa kompani.

Ministria e Punëve Jashtme (MPJ), nuk ka hezituar te shpenzoj para të majme në blerëje te llaptopve dhe në shpalljen e tenderëve brenda një kohë te shkurtër. Kjo Ministri për blerjen e tyre dhe disa printerëve ka shpenzuar rreth 15 mijë euro.

Derisa dy tenderët i ka shpallur brenda tre muajve të këtij viti.

Tenderin e parë “Furnizim me llaptop për MPJ-në” të datës 17.05.2012 kjo Ministri ja ka dhënë kompanisë .”Online”. Vlera e këtij tenderi kap shifrën e 6,439.98 eurove.
Kjo Ministri ka vazhduar edhe me tutje me blerjen e llaptopve. Në muajin e tetë më datën 09.08.2012 ka dhënë edhe një tender për ketë çështje.

Tenderin “Furnizim me llaptop dhe printer multifunksional” e ka fituar kompania “Capital Partners.L.L.C” derisa në garë ishin tri kompani. Vlera e këtij tenderi ka shifrën e 7,695.00 eurove.
Ndërkaq, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në tre tenderët e shpallur gjatë muajve qershor, korrik dhe gushtë ka shpenzuar mbi 11 mijë euro. Por, në tenderë e shpallur nga kjo Ministri thuhet se aty bashkë më llaptop janë blerë edhe disa destop.

Tenderin e parë “Furnizim me llaptop dhe deskop” të datës 04.06.2012 në vlerë prej 8.901.20 eurove e ka fituar kompania “Planet Compjuters”.
Kurse, rreth një muaj me vonë, me datën 30.07.2012 MZHE ka shpallur edhe një tender të tillë. Ne këtë tender kishin konkurruar tri kompani, derisa fitues ka dalë kompania “Albanian Neës Agency ANA Lismir”.

Kjo kompani nga MZHE, për tenderin “Furnizim me LLaptop dhe deskop” ka marr 450 euro për njësi.
Avazin e blerjeve te llaptopve dhe dsetopve, MZHE e ka vazhduar edhe në muajin gusht. Me datën 07.08.2012 kjo ministri i ka shpenzuar edhe 1.950.00 euro në blerjen e këtyre pajisjeve. Kurse, tenderin për këtë e kishte fituar kompani “Refresh”.

Indeksonline ka kërkuar përgjigje nga dy ministritë lidhur më blerjën e llaptopve, tenderët e shpallur për ta, dhe sa llaptopë kanë blerë këto institucione. Por, asnjëra nga to nuk ka thyer përgjigje.kohaislame

Artikulli paraprakMustafa: Referendum për bisedimet
Artikulli vijuesQeveria e Maqedonisë shkon në votëbesim