Largohet nga puna për arsye politike

Është larguar sot nga puna Blerim Thaqi. profesor i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Njoftimin e kanë bërë të ditur për Indeksonline Iniciativa Qytetare për Malishevën, sipas të cilëve Thaqi është larguar nga puna padrejtësishtë vetëm pse ditë më parë ai ju kishë bashkuar Iniciatives Qytetare për Malishevën.

“Blerim Thaçi ditë më parë iu ka bashkuar Iniciatives Qytetare për Malishevën,e që i kushtoi me largim nga puna pa asnjë arsyetim, vetëm se mendon më ndryshe nga drejtori i kësaj shkolle Agim Samadraxha dhe Kryetari i Komunes Isni Kilaj. Blerim Thaçi ka punuar plot 17 vite në këtë shkollë edhe para lufte kur mësimdhënesit në Kosovë kan punuar pa pagesë, kurse sot largohet nga puna si në kohën e komunizmit të viteve 1989 kur masovikisht shqiptarët e Kosovës janë larguar nga puna sepse kanë menduar ndryshe.

Mjerisht edhe sot pas shumë viteve dhe pas një lufte të dhimbshme që kemi përjetuar,largohen punëtorë nga puna me pregaditje profesionale,ndërsa zëvendsohen me ata që nuk kanë përvojë pune dhe me profile jo adekuate,sepse nuk mendojnë njejtë si i pari i Komunes së Malishevës Isni Kilaj” , thuhet në reagimin e Iniciativës Qytetare për Malishevën./Indeksonline/ kohaislame

Artikulli paraprakSerbia, adresa për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
Artikulli vijuesBorxhi i Maqedonisë 2.607,7 milionë euro