Latasi përkulet ndaj popullit turk dhe kërkon falje

Nuk kanë kaluar 24 orë dhe ka ardhur falja publike nga ana e kryeredaktorit të Tv Sitel ndaj popullit turk, i cili jo më larg se në edicionin informativ të orës 19 të ditës së djeshme i quajti popull gënjeshtar, duke e akuzuar liderin opozitar Zoran Zaev se po gënjente si turk, njofton Zhurnal.

Në edicionin e fundit informativ të ditës së djeshme, kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, ka kërkuar falje publike, duke shtuar se ky gjest ishte vetëm një gaf i tij dhe asesi bindje apo mendim person mbi popullin turk, të cilin e quajti mik të Maqedonisë, sidomos viteve të fundit.

Kryeredaktori i Tv Sitel, Dragan Pavlloviç – Latas, është betuar se një gjë e tillë më nuk do të përsëritet nga ana e tij.

Artikulli paraprakRasti “Monstra” – Dnevnik-u (i VMRO-së) çmendet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve
Artikulli vijuesMaqedonia kundër kampeve të refugjatëve