Lëvizja BESA: E gjykojmë sulmin terrorit në Turqi dhe bëjmë thirrje për paqe

Pas sulmit të djeshëm terrorist në Ankara, ku përsëri mbetën të vrarë shumë njerëz të pafajshëm, Lëvizja BESA shpreh keqardhjen e saj më të thellë dhe ngushëllimin më të sinqertë për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.

Fakti që në botën tonë akoma jetojnë qenie që kënaqen në viktimizimin e njerëzve të pafajshëm dhe që mjet të luftës së tyre e kanë terrorin dhe mbjelljen e frikës, paraqet shqetësim të përmasave globale dhe, për këtë arsye, gjykojmë se sot gjithë bota e qytetëruar duhet të jenë në anën e Turqisë, e cila tashmë disa herë është në tapet të këtyre sulmeve.

Për BESËN gjuha e terrorit nuk njeh etni e religjion, andaj ne mendojmë se suksesi kundër kësaj të lige globale mund të arrihet vetëm në aleancën e të gjitha forcave progresive të botës.

E ardhmja e botës duhet të jetë paqja, koekzistenca dhe bashkëjetesa.

 

Artikulli paraprakVIDEO – Një ngjarje në kuizin: Kush do të bëhet Milioner
Artikulli vijuesZëdhënësi i BESËS: Jo vetëm Lulzim Basha, por gjithë shqiptarët turpërohen nga BDI