Këshilli vendor i Lëvizjes Besa në fshatin Nigishtan reagon ashpër ndaj politikave diskriminuese arsimore që i aplikon shkolla fillore qendrore “Joakim Kërçovski”, përkatësisht drejtoria e saj, por edhe ndaj indolencës së komunës së Gjorçe Petrovit dhe të ministrisë së Arsimit të Republikës së Maqedonisë.
Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë diskriminim që u bëhet nxënësve të shkollës periferike në fshatin Nigishtan, ku të gjithë nxënësit pa përjashtim janë shqiptarë ndërsa 1/3 e mësimdhënësve janë maqedonas dhe njëkohësisht ligjërimi i këtyre lëndëve bëhet në gjuhën maqedonase, thuhet mes tjerash në komunikatë.