Lëvizje tektonike brenda Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje është përfshirë ditëve të fundit në një debat nga brenda dhe heshtje nga jashtë në përpjekje për ta mohuar përçarjen e brendshme, mirëpo dorëheqja e Aida Dërgutit dhe diskursi publik i aktivistëve dhe anëtarëve të kësaj partie politike po dëshmojnë për lëvizje ‘tektonike’ në këtë parti, për herë të parë që nga themelimi i saj 12 vjet më parë.

Dalin mosmarrëveshje të reja në VV, Aliu i reagon ashpër Ymerit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka reaguar për deklaratat që kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka dhënë gjatë mbrëmjes së sotme në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë parti.

Sipas tij, qëndrimi i Ymerit nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, këto janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë.

Ja postimi i tij:

Definicioni i demokracisë së brendshme aplikohet nëpërmjet mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, zbatimit të frymës dhe gërmës së statutit edhe përmes zgjedhjeve të brendshme. Ku çdokush ka të drejtë të kandidojë për Kryetar të Lëvizjes përfshirë dhe Albin Kurtin.

Antidemokratike madje në kundërshtim të frymës e gërmës e statutit është që dikush brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE! të vendosë kushte, e madje të shantazhojë me tendencën për të eliminuar dikë nga kandidimi për kryetar. Kjo jo vetëm që është e papranueshme por është e dënueshme.

Po demokracia nuk është vetëm procedurë por është edhe procedurë. Ndaj ne duhet t’i ndjekim procedurat tona të brendshme demokratike. Nuk barazohet procedura që na e imponojnë institucionet e kapura me procedurën në një subjekt demokratik si Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në këtë kuptim çka tha sot Visar Ymeri nuk është qëndrimi i shumicës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Madje ato janë të njëanshme dhe nuk paraqesin të vërtetën e plotë.

Kush thirret në unitet nuk pranon kushtëzimet.

Nga ana tjetër është e pakuptimtë të flitet për marrëveshje a konsensus jashtë organeve të saj kur Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka Këshillin e Përgjithshëm legjitim të zgjedhur nga vota e lirë dhe demokratike e anëtarësisë së saj.

Për këdo nga ne kapërcimi i organeve tona legjitime është sulm ndaj demokracisë së brendshme.

Ndërsa vjen edhe reagimi nga deputeti Fisnik Ismajli ku i thotë se s’kanë kuptim takimet pa dalë Albini nga burgu

“Liburn, me e thirrë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, vyjnë 40 nënshkrime të anëtarëve të KP. Kjo, në statut të Lëvizjes është, së paku mue po më duket, pikërisht mënyra më demokratike për me e thirrë mbledhjen në këto raste”, ka thënë Ismaili.

“Besoj se 40 nënshkrime mblidhen menjiherë, pa pasë nevojë me shpërfaqë tutje në publik mosmarrëveshjen në Kryesi”, ka thënë ai.

“Unë nuk jam vetë në Kryesi, edhe mendoj se asnjë takim s’ka kuptim pa dalë Albini prej burgut, por nëse mendon se duhet mbledhje e KP-së, s’po kuptoj pse s’po i mbledhë 40 nënshkrime, edhe, pa statusa në Facebook, e pa nevojë me e shqetësue publikun, me e thirrë mbledhjen sipas statutit të Lëvizjes”, ka shkruar Ismaili.

Image result for fisnik ismaili

Kundërshtimit i shtohet edhe deputetja Albulena Haxhiu ku thotë se Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Ky është statusi i saj:

Demokracia nënkupton edhe shprehje të lirë të vullnetit. Ata që thërrasin për demokraci, duhet ta lejojnë zhvillimin e saj, të mos e pengojnë atë.

Për mua si aktiviste e deputete, është i papranueshëm kushtëzimi për moskandidimin e Albinit, këtë e them hapur dhe me zë të lartë sa herë të jetë nevoja.

Dhe jo vetëm për Albinin, kushëdo që do të kandidoj për Kryetar të Lëvizjes, e ka këtë mundësi bazuar në dokumentet tona themeltare.

Sa më shumë aq më demokratike. Tek e fundit, anëtarësia jonë janë ata që vendosin, jo aklamacioni.

Image result for albulena haxhiu

 

Ku në dramën maratonike që po ndodh brenda Levizjes Vetevendosje, reagon edhe deputetja e zgjedhur në zgjedhjet e fundit Fitore Pacolli ku ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.

Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar Pacolli./Kumti.comImage result for fitore pacolli

 

Artikulli paraprakOBI shpall Jerusalemin kryeqytet të Palestinës
Artikulli vijues55 aksidente për 24 orë