Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski është bërë synimi kryesor i Liverpoolit për afatin kalimtar të verës raporton Daily Star.
Bëhet e ditur se në verë Jurgen Klopp do të ketë mjaft para për të shpenzuar, ndërsa sulmuesi polak shihet si njeriu i duhur për të udhëhequr ekipin anglez, transmeton Koha.net.
Lewandowski kishte punuar edhe më parë me Jurgen Kloppin sa ishin të dy pjesë e Dortmundit, për t’u larguar më pas polaku drejt ekipit të Bayern Munichut.