Leximi të ndihmon rreth plakjes

Ata që lexojnë rregullisht kanë një tru të shëndetshëm, shkruan revista Smithsonian. Sipas një studimi të publikuar në faqen e Neurologjisë, leximi lufton kundër plakjes dhe rënies së trurit që shfaqet me moshën, shkruan albinfo.ch.

Studimi “sugjeron se libri, shkrimi si dhe angazhimi në aktivitete të tjera stimulon trurin dhe ngadalëson rënien e tij për shkak të plakjes, pavarësisht nga sëmundjet neurodegjenerative që lidhen me plakjen”.

Për eksperiment janë marrë 294 persona dhe zgjati për gjashtë vjet. Çdo vit për gjashtë vjet analiza për njohuri dhe kujtesë janë kryer mbi këta persona. Këta të fundit gjithashtu i janë përgjigjur pyetësorit “në lidhje me zakonet e tyre të leximit dhe shkrimit, nga fëmijëria në moshën e rritur”. /albeu/kohaislame

Artikulli paraprakUshqimet që pastrojnë helmet nga trupi juaj
Artikulli vijuesPër herë të parë paraqiten pamje të iPhone 5C