Yıldırım: “Rrjetet e poshtëra që ngrihen njëri pas tjetrit kundër nesh, do ti mposhtim”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në një fjalim të mbajtur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve njëkohësisht, në qytetin Bayburt, ka deklaruar: “Këto rrjete të poshtëra që ngrihen njëri pas tjetrit kundër nesh, do ti mposhtim. Kush do që të dëmtojë sa do pak këtë popull, do të marrë dënimin e merituar. Nuk ka rrugë tjetër. Jo vetëm ato që hedhin bomba, ata që djegin dhe prishin, por edhe ata që ndihmojnë terrorin do të ndëshkohen”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Askush nuk mund të kalojë mbi drejtësinë”

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri Yıldırım tha: “Turqia është një shtet i së drejtës. Drejtësia është e nevojshme për të gjithë. Përpara drejtësisë, gjithsecili është i barabartë. Askush nuk mund të kalojë mbi drejtësinë. Atëherë kur të thirreni do të shkoni pa hezitim. Përndryshe nuk do të ankoheni edhe për ato që ndodhin.”

“Askush nuk mund të përdorë si mburojë pozitën e tij politike”

Ndërsa në lidhje me ndërprerjen e punës në Parlament të Partisë HDP, Kryeministri Yıldırım ka thënë se asnjë politikan nuk mund të hyjë në një aktivitet terrorist. “Kthehuni nga kjo rrugë sa është herët. Ejani thuajeni çfarë doni të thoni në parlament. Çështja nuk është të folurit. Problemi nuk është e drejta e fjalës. Çështja është përdorimi i politikës për terrorizmin. Asnjë politikan nuk mund të përdorë pozitën e tij politike për mburojë ndaj terrorizmit”, ka thënë ai në fjalën e tij.

“Nëse ju nuk njihni vullnetin e popullit, populli nuk ju njeh ju”

Në vijim të fjalës së tij Kryeministri Yıldırım u shpreh: “Ata të cilët kanë marrë përfaqësinë e popullit duhet të jenë në Parlament për ti shërbyer atij. Nëse ju thoni se ‘nuk shkoj në parlament’ i bëni mosrespekt popullit dhe e injoroni atë. Nëse ju nuk shkoni në parlament edhe populli ju jep përgjigjen e duhur ne zgjidhjet e ardhshme.”

Artikulli paraprakLideri i opozitës siriane: Nuk na duhen luftëtarët e huaj
Artikulli vijuesFrancë, dënim me burg për shkak të Wi-Fi-së me emrin “DAESH 21”