Pas miratimit të projektligjit i cili i njeh mundësinë që familjet e viktimave të 11 shtatorit në SHBA të hapin padi ndaj qeverisë së Arabisë Saudite, njoftohet se një grua amerikane që ka humbur bashkëshortin në sulm ka ngritur padi ndaj këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Stephanie DeSimone e cila ka humbur bashkëshortin në sulmet e ndërmarra në Pentagon, pretendohet se ajo ka bërë përgjegjëse Arabinë Saudite për sulmin.
DeSimone në padinë e ngritur në Washington, ka mbrojtur qëndrimin se Arabia Saudite ka ofruar mbështetje financiare për Al-Kaidën.
Sipas lajmeve në shtypin amerikan në dokumentin e paraqitur në gjykatë thuhet se “nuk do të ishin të mundura planifikimi dhe kryerja e sulmeve të 11 shtatorit nëse Al-Kaida nuk do të kishte mbështetjen e Arabisë Saudite.”