Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet ta propozojnë debatin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në kornizë të seancës së 15 e cila u ndërpre më 23 shtator për shkak të fushatës së zgjedhjeve lokale.
Ligji i gjuhëve në seancë plenare i parapriu mbështetjes ligjore të Komisionit të Kuvendit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive. Ardhja e ligjit të gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë, bëri që deputetit i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski gjatë seancës plenare të kërkojë pauzë, pauzë kjo që ka zvarritur edhe më shumë kalimin e këtij propozim-ligji me debat të shkurtër dhe në mënyrë të përshpejtuar, pasi që i njëjti mban flamur evropian
Sipas asaj që u tha nga vet kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani vendosja e flamurit evropian është bërë me kërkesë të vet Bashkimit Evropian. Vendosja e flamurit dhe plotësimi i kërkesës së BE-së do të përshpejtojnë procesin eurointegrues të Maqedonisë në BE.