Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja ka deklaruar se në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të qojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin.
Ai këto komente i bëri në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, ku tha se veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë.
“Veriu as nuk administrohet, as nuk qeveriset, ku si asnjëherë më parë ku Serbia është prezentë, e organizuar, njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, heshtë. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”,
Sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin.
“Kjo sepse në institucione 9 punojnë mbrapsht e një mirë, prandaj ne duhet të angazhohemi që 9 të janë në shërbim të vendit. Në këtë vend duhet të jesh laper e mashtrues për të ecur shpejt, po i shërbeve vendit, këta ose të qojnë në burg, ose të qojnë në Shtime, ose të vrasin”, tha ai.
Ai ka folur edhe për kabinetin qeveritar.
“Ka ministra që kur të zgjohen në mëngjes, para se të shkoj në punë, dalin para pasqyrës dhe thotë a thua njëmend jam ministër, e gruaja e tij i thotë edhe unë po çuditem se nuk e di si të kanë marrë”, tha ai.
Limaj tha se 19 vjet pas luftës, kemi probleme me ekzistencën e shtetit tonë. Ai ka shtuar se gjenerata e re e ka për detyrë ta fus frymën e re të ndryshimeve.