Masat të cilat i mori Banka Qendrore e Turqisë, rezultuan me forcimin e stabilitetit financiar ndërsa vlera e lirës turke kundrejt dollarit këtë mëngjes është 2.94
Vlera e lirës turke kundrejt dollarit amerikan, pas rënies të shkaktuar nga tentativa e grusht shtetit mbrëmjen e së premtes nga anëtarët e një grupi të vogël brenda Forcave të Armatosura të Turqisë, besnikë ndaj organizatës terroriste Fetullahci strukturave paralele (FETO/PDY) përsëri është ngritur dhe ndjek rrugën e rritjes së qëndrueshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas tentimit të puçit mbrëmjen e së premtes vlera e lirës kundrejt dollarit ishte 3.05, masat të cilat i mori dje Banka Qendrore e Turqisë rezultuan me forcimin e stabilitetit financiar dhe vlera e lirës kundrejt dollarit këtë mëngjes është 2.94.
Analistët konsiderojnë se stabiliteti financiar në Turqi një efekt të posaçëm pozitiv ka pikërisht për faktin se grusht shteti u pengua nga populli që doli në rrugë anembanë Turqisë.
Zëvendëskryeministri i Turqisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike Mehmet Simsek në mesazhin e tij ka thënë se nuk ka lëkundje të mëdha në aspektin financiar, dhe se ndryshimi i vetëm në Turqi, pas tentativës së puçit është vetëm forcimi i demokracisë.
“Mesazhi ynë është i qartë, nuk ka nevojë për panik. Shumë shpejt u kthyem në detyrat tona. Nëse ka diçka që ka ndryshuar në Turqi, është ndryshimi në aspektin e demokracisë më të fortë”, ka thënë Simsek.
Ai shtoi se nuk pret pasoja afatgjate pas tentimit të grusht shtetit nga anëtarët e organizatës terroriste FETO.