Lirohen nga paraburgimi Albin Kurti e Donika Kadaj

Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi janë liruar nga masa e paraburgimit.

Dy deputetëve nuk u është caktuar ndonjë masë tjetër sigurie, ndërkaq aktgjykimi për katër deputetët e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar 2018.

Lirimin nga paraburgimi e konfirmoi për Telegrafin dhe avokati i Donika Kadajt-Bujupi, Afrim Salihu i cili tha se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 3 janar.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi e Albulena Haxhiu akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, ndërsa Faton Topalli vetëm për veprën e dytë penale.

Artikulli paraprakDy emrat më të shpeshtë në Kosovë, Fatime e Bajram
Artikulli vijuesA po e përgatit PDK skenarin e njëjtë për Haradinajn, ashtu siç e kishte për rrëzimin e Mustafës