Lista Serbe kthehet në Qeveri

Përfaqësuesit e Listës Serbe janë kthyer në institucionet e Kosovës. Krerët e Listës Serbe janë parë rreth orës 9:00 duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Ata nuk kanë dashur të flasin nëse hynë në Qeveri për të takuar kryeministrin Isa Mustafa apo për të rinisur punën e tyre, të cilën po e bojkotojnë që nga shkarkimi i ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq.
 
Ndryshe, edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa ditë më parë ka paralajmëruar kthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit. 
Artikulli paraprak25.8 miliardë franga u harxhuan për ta mbrojtur kursin minimal me euron
Artikulli vijuesTurqi: Arrestohet serbi i kërkuar për krime lufte në Bosnje