Lohan shfaqet me Kuran në dorë

0
191
Lindsay Lohan është fotografuar teksa mbante në dorë një kopje të Kuranit, një ditë pas faljes së namazit tek një xhami, në Brooklyn.
Aktorja, e cila vjen nga një familje italiane dhe irlandeze dhe që është rritur si katolike, ka hequr dorë nga alkooli dhe po mundohet të hyjë në rrugën e drejtë, falë besimit fetar.
Në të vërtetë, kjo nuk është hera e parë që Lohan ka shprehur interesin e saj në besimet fetare, pasi më parë ka marrë mësime rreth budizmit. Gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar, ajo është shprehur se e konsideron veten një person shumë fetar dhe se me kalimin e kohës “ndjehem akoma më shumë e dhënë pas fesë”. 
Ajo kohëve të fundit ka qenë pjesë e shumë skandaleve, ku ajo vuante nga alkooli dhe drogëra  të tjera. Ndoshta, tani ajo po provon të gjen lumturinë e saj, tek libri i Allahut dhe tek libri që shumë njerëzve ua ka ndryshuar jetën për të mirë. Eh Zoti i ka zemrat e njerëzve në Dorën e Tij, Ai di si kah i kthen.

Ajo poashtu edhe në Instagram ka postuar shpesh herë, versete Kuranore dhe lutje të ndryshme Islame. Për këtë lajm kanë shkruar shumë media botërore, si DailyMail, Indepedent, Mirror./KohaIslame