LR-PDSH dega Kumanovë reagon kundër hapjes së kazinos përball dy shkollave të mesme , gjimnazit Sami Frashëri dhe Shkollës së mesme Teknike .
Këto ditë në Kumanovë ka ndodhur një veprim kundërligjorë , e që shkel edhe normat morale njerzore e shoqërore , me ç’rast njerz të papërgjegjshëm kanë hapur një kazino përball (15 m largësi) shkollave të mesme me mësim në gjuhën shqipe , veprim ky që drejtpërdrejt cënon dhe rrezikon ardhmërinë e nxënësve shqipëtarë .
LR-PDSH Kumanovë pyet publikisht ministrat dhe zyrtarët shqiptarë të ministrive përkatëse si asaj të Ekonomisë , Arsimit dhe Shkencës , MPB-së si dhe këshilltarët komunal etj se si vallë e kanë lejuar hapjen e një kazinoje përball shkollave të mesme e me këtë kanë cënuar ardhmërinë e gjeneratave të reja ku dihet botërisht se rreziku për të devijuar është pikërisht mosha e në të cilën ndodhen shkollarët e mesëm e kur kësaj ti ndihmohet me hapjen e lokaleve të tilla e kazinove ky rrezik tani më është shumë herë më i madh .
Gjithashtu ju rikujtojmë zyrtarëve shqiptare se nxënësit e shkollave të mesme në Kumanovë akoma nuk kanë nje shkolle të mirëfillt e që i plotson kushtet e një shkolle që moshatarët e tyre maqedon i kanë dhe i gëzojnë ato të mira që nxënësit shiptaëre asnjëherë nuk i kanë pasur , por mësojnë nëpër objekte që më heret kanë qenë kazerma , apo puntori të ndryshme , aty mungojnë laboratoret , sallat sportive etj .
LR-PDSH kërkon nga institucionet përgjegjëse që menjëhere të marrin veprime konkrete për të larguar nga fëmijtë tanë çdo lokal qoftë kazino apo ndonjë lloj tjetër veprimtarie që cënon dhe rrezikon të ardhmën e rinisë sonë