Luftime intensive në Siri

Aktivistët në Siri kanë raportuar për luftime intensive ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Të dyja palët po bëjnë përpjekje të fuqishme për kontrollin e një baze ushtarake në provincën Idlib. Kryengritësit kanë dështuar disa herë të marrin kontrollin e Taftanazit.

Sulme nga ajri dhe përleshje janë raportuar edhe në zonat përreth Damaskut.

Të mërkurën, Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur për 60,000 njerëz të vrarë në konfliktin sirian.

Ai ka nisur qysh në mars të vitit 2011, me thirrjet e protestuesve për reforma demokratike në vend.

Regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka shtypur brutalisht popullin e tij./rel

Artikulli paraprakShkarkoni versionin pa pagesë të antivirusit BitDefender
Artikulli vijuesTë moshuarit në Evropë të rrezikuar nga varfëria