Interpoli nuk e kërkon Naserin

As Kosova e as Interpoli nuk e ndjekin biznesmenin kosovar, i cili ka disa javë që ka “pushtuar” mediat në vend.
Emri dhe fotografia e Naser Kelmendit sot gjendet në shumicën prej medieve kosovare, por jo edhe në ueb faqen e Interpolit, si person në kërkim.

Në këtë ueb faqe të policisë ndërkombëtare, figuron vetëm një person me mbiemrin Kelmendi, e ai quhet Elvis dhe mendohet të jetë i biri i Naserit.

Dje u raportua që kinse Policia e Kosovës ka arrestuar Naserin, por menjëherë këtë lajm e përgënjeshtroi për Indeksonline, zëdhënësi i policisë kapiten Baki Kelani.

Naser Kelmendi, 55-vjeç, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), sipas Departamentit të Thesarit, SHBA, dyshohet se ka udhëhequr njërën nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.

Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidridit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Evropë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

Naser Kelmendi, djemtë e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vëllai i tij Beqiri, thuhet se zotërojnë një numër të bizneseve në Bosnjë, Mal të Zi, Serbi dhe Kosovë, duke përfshirë hotele dhe një kompani kamionësh.kohaislame

Artikulli paraprak20 PIN-ët më të përdorur
Artikulli vijuesSiri: Vazhdojnë maskrat e qenëve të Asadit