Lule për nënën

Një njeri u ndal para një dyqani për lule me qëllim që t’i dërgoj nënës së tij një buqetë lulesh, e cila jetonte 320 km. nga aty. Kur doli nga automobili vërejti një vajzë të vogël duke qarë në skaj të trotuarit.
Iu afrua dhe butë e pyeti ku qëndron problemi, ndërsa ajo iu përgjigj:

“Dëshiroja të blejë një trëndafil të kuq për nënën time, mirëpo nuk kam mjaftueshëm para.”

Njeriu buzëqeshi mëshirshëm me vajzën dhe i tha:

“Eja të shkojmë të blejmë një trëndafil për nënën tënde.”

Porositi lulen për nënën e vete dhe bleu një trëndafil për nënën e vajzës.
Gjatë daljes nga dyqani, njeriu i ofroi vajzës së vogël ta dërgoj deri tek shtëpia e saj, gjë që ajo pranoi. Mandej ajo ia tregoi rrugën e cila shpinte deri tek varrezat ku vendosi trëndafilin.

Njeriu u kthye tek dyqani i luleve, kërkoi ta ndalojnë porosinë e mëparshme, mori lulet të cilët i kishte paguar më parë dhe udhëtoi 320 km. deri tek qyteti ku jetonte nëna e tij!

Urtësia:

Shfrytëzoni çdo moment që ju jepet, respektimi i prindërve është shkak për faljen e mëkateve. “Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!” (Isra’: 24)

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

Artikulli paraprakHaxhi dhe të drejtat e njeriut
Artikulli vijuesJohannes Hahn ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë