Lutjet e fëmijëve të dëbuar Palestinez

Klasat në shkollën e Beit Hanouno janë të shndërruara dhoma qëndrimi dhe gjumi, ku prej sulmeve ofanzive që ishin Gaza jetojnë të dëbuarit nga ai qytet.

Një numër i madh fëmijësh vërshojnë oborrin çdoherë kur vijnë vizitor të rinj në shkollën e UNRWA, ku gjeten shpëtim Palestinezet e dëbuar në Beit Hanouno. Dhjetëra duar te vogla zgjaten, dhjetëra sy te lodhur luten .

Kjo shkollën e njohur si El-Masreyyeen me muaj është bërë shtëpi e shumë Palestinezeve të cilët lëshuan shtëpitë e tyre pas sulmeve ofanzive ajrore 51-ditëshe Izraelite, në Rripin e Gazës .

Ne atë periudhe kanë humbur jetën më shumë se 2.200 Palestinez , shumica prej tyre civilë, ndërsa janë të shkatërruara ose të dëmtuara më shumë se 96.000 shtëpi.

Përpara shkollës, të cilat janë të shndërruara në dhoma gjumi dhe qëndrimi, shihen qartë edhe veshjet si thahen në ballkonet e klasave tash më të shndërruara në dhoma.

Fëmijët vrapojnë në dyshemenë e lagur të përdheses .

Watfa al-Althamna, e cila për 4 muaj jeton në shkollë se bashku me burrin e saj dhe 11 fëmijët, thotë se çdo ditë e re është sfide e re për ta.

“Dimri është i ftohët, nuk kemi dyshekë. Shtëpitë dhe tokat tona tashme janë të shkatërruar, tash jemi të varfër “ flet ajo për Al Jazeera, ku shton se nuk ka dijeni se kur familja e saj do ta lëshoj këtë shkolle.

“Nuk e dimë se kur do te kthehemi ne shtëpi, nuk kemi para te marrim ndonjë shtëpi”.

Frustrimet e saj e ndajnë shumë njerëz te dëbuar në Gazë, ku humbet durimi në kampet e mbipopulluara dhe të pa financuara .

Milina Sahin, zëdhënësja UN agjencionit për të dëbuarit (UNRWA), vërteton se si rrethanat janë të vështira, a kur të dëbuarit munden të rikthehen në shtëpitë e tyre është pyetje që askush nuk ia di përgjigjen”.

Artikulli paraprakZemra pas bombës!
Artikulli vijuesPërveç Kosovës, Serbia po e dominon edhe tregun e Shqipërisë