Mali: Komandot franeze i kanë vrarë dy liderë islamikë

Ministria e mbrojtjes e Francës thotë se forcat e saj speciale në Mali i kanë vrarë liderët e dy grupeve islamike gjatë luftimeve në pjesën veriore të Malit.
 
Mëtutje, kjo ministri sot ka kumtuar se liderët, Amada Ag Hama dhe Ibrahim Ag Inawalen, janë vrarë gjatë luftimeve këtë javë.
 
Këta persona janë përshkruar si shefat kryesor të grupeve Magrebi Islamik dhe Ansar Dine, që akuzohen si përgjegjëse për një numër të sulmeve kundër forcave pushtuese ndërkombëtare.
 
Gjatë luftimeve më 19 maj janë vrarë edhe dy persona të tjerë, thuhet në njoftim.
 
Franca i ka afro 1,200 ushtarë në pjesën verilindore të Malit, në kuadër të operacionit pushtues, ku bëjnë pjesë pesë shtete.
Artikulli paraprakFrancë: Takim ndërkombëtar për Irakun dhe Sirinë
Artikulli vijuesVETOJA E SHQIPËRISË PËR IRJM-NË, JEHONË NË MEDIAT AMERIKANE