Francë: Takim ndërkombëtar për Irakun dhe Sirinë

0
172
Autoritetet në Francë kanë njoftuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet një takim ndërkombëtar për konfliktet në Irak dhe Siri.
 
Zëdhënësi i qeverisë së Francës, Stephane Le Foll, tha sot se ky takim do të mbahet më 2 qershor.
 
Ky njoftim u bë pasi militantët e ISIS e okupuan një të tretën e qytetit të lashtë Palmira në Siri, ndërsa qeveria e Irakut u ka bërë thirrje vullnetarëve për të ndihmuar në rimarrjen e kontrollit të qytetit Ramadi, i cili është okupuar nga militantët e ISIS.
 
Në samitin e fundit për Irakun dhe Sirinë, që është mbajtur në Paris, në shtator të vitit 2014, patën marrë pjesë përfaqësuesit e 30 vendeve dhe organizatave ndërkomnbëtare.
 
Në këtë samit ishte diskutuar për rolin eventual që vendet mund të kenë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit te ISIS, që ka okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri, prej qershorit të vitit 2014./rel