Serbët e veriut do shpallin pavarësinë

Serbët e katër komunave veriore të Kosovës po shqyrtojnë mundësinë e shpalljes së pavarësisë së territorit ku janë shumicë, kanë thënë burime të Gazetës Express brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi paralajmëron se një akt i tillë do të trajtohet si joligjor. Një grup liderësh radikalë të serbëve po bëhen gati që ta shpallin pavarësinë e pjesës Veriore të vendit, aty ku në katër komuna ata janë popullatë shumicë. Vendimi i mundshëm i serbëve të kësaj pjesë të Kosovës vjen si pasojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daicicit.

Burime të Gazetës Express, brenda Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, bëjnë të ditur se diçka e tillë pritet të ndodhe ditëve të ardhshme, ndërsa sipas tyre, një mundësi e tillë është planifikuar për vite me radhë. Shpallja e pavarësisë së njëanshme, ndërkaq, sipas burimeve të Express, po shihet si mundësia e vetme e serbëve radikalë që të arrihet qëllimi i ndarjes së Kosovës, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel./kohaislame

Artikulli paraprakManovra ushtarake mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit
Artikulli vijuesKarakteri i muslimanit me Zotin e tij